Autoritetet në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinë s’kanë thënë se masat efektive për zbatimin e ligjit kanë bërë të mundur stabilitetin dhe nxitur zhvillimin ekonomik në Xinjiang.
Nga viti 1990 deri në fund të vitit 2016, ekstremistët kanë kryer mijëra sulme terroriste në Xinjiang, duke vrarë qindra policë dhe civilë të pafajshëm. Por, me përpjekjet e forta të sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit, nuk ka pasur asnjë sulm terrorist që nga viti 2017.
Ndërkohë, sipas statistikave, popullsia ujgure është më shumë se trefishuar, duke arritur nga 3.6 milionë në regjistrimin e parë kombëtar të vitit 1953 në mbi 11.6 milionë në regjistrimin e shtatë kombëtar të vitit 2020. Shkalla e rritjes së popullsisë së pakicës ujgure është edhe më e lartë se e banorëve të kombësisë hane, që përbën shumicën e popullsisë së Kinës.
Zyrtarët e Xinjiang thanë se masat e tyre kundër terrorizmit janë në përputhje me praktikat ndërkombëtare dhe me gjendjen e rajonit. Ata u kërkuan kritikëve ta vizitojnë Xinjiang-un për të kuptuar realitetin në terren.
Ditët e fundit, Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës hodhi poshtë të ashtuquajturin “vendim” të dhënë nga “Gjykata Ujgure”, duke komentuar se ai nuk është gjë tjetër veçse një farsë politike për të frenuar zhvillimin e Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit dhe për të përbaltur Kinën.
/b.h