Një zjarr i shkaktuar nga kabina e shkollës ‘Emin Duraku’ ka bërë që mësimi të pezullohet ditën e sotme. Mësuesit kanë njoftuar forcat zjarrfikëse të kryeqytetit, të cilat kanë bërë të mundur vendosjen e perimetrit të sigurisë dhe shuarjen e flakëve.
Megjithatë, dëmet e shkaktuara në rrjetin elektrik kanë bërë që mesimi për turnin e parë te pezullohet. Sipas hetimeve të para, shkak për zjarrin ka qenë mbingarkesa elektrike pasi ngrohja në këtë shkollë bëhet me kaloriferë dhe rezistenca.