Dj Dagz dhe dj Pajtimi, të cilët kanë hyrë bashkë në shtëpinë e “Big Brother Vip” janë kthyer në konkurentet më të pëlyer për shkak të pozitivitetit që përcjellin.
Gjithsesi dj Dagz gjatë një bisede me Donaldin së fundi është shprehur se dëshiron që këtë javë të dalë nga shtëpia.
Sipas tij të gjithë në atë shtëpi kishin nisur të tregonin fytyrat e vërteta dhe nuk dëshiron që në këtë fazë të lojës të prishë raportet me ta.
Kujtojmë se jatë para dy ditësh Gumnishta i njohur si DJ Dagz, ishte zgjuar nga gjumi duke qarë pasi kishte parë në ëndërr një familjarë në gjendje shumë të rëndë.
Pajtimi nga ana tjetër ishte treguar i gatshëm që ata të linin menjëherë shtpinë që ai të qetësohej por Dagz nuk pranoi.
/b.h