Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka thënë se në mbledhjen e qeverisë në këtë të mërkurë është janë miratuar disa ndryshime për kriteret dhe shpërblimet e sportistëve.
Ajo tha se tanimë, sportistët medalistë do të shpërblehen për të gjitha garat, e jo vetëm për 2 gara siç ka qenë më herët.
Kushi nënvizoi se nga këto miratime përfiton edhe kampioni i peshëngritjes Briken Calja, i cili do të
vlerësohet si të gjithë sportistët e tjerë nëpër botë.
“Kemi lajme të mira për sportistët elitarë, që ngrenë lart flamurin tonë kuqezi në arenën ndërkombëtare. Kemi miratuar disa ndryshime në kriteret dhe shpërblimet për sportistët. Qëllimi është t’i motivojmë sa më shumë e t’i krijojmë mundësi për të ushtruar sportin. Ndryshimet që bëmë sot janë në përputhje me detyrimet tona qeveritare. masat e shpërblimit janë parashikuar sipas fashave të rezultateve. Në mënyrë të veçantë dua të ndalem te peshëngritja, sepse për herë të parë sportistët medalistë do të shpërblehen për të gjitha garat, sepse me vendimin e mëparshëm ata shpërbleheshin vetëm për 2 garësh. Sportistët elitarë do të shpërblehen njësoj. Edhe ata sportistë që e kanë përfituar statusin e nivelit të lartë të trajtohen sipas këtij vendimi. Do të thotë që Briken Calja do të vlerësohet si sportistët e tjerë botërorë, me këtë motivim do të na nderojnë”, tha Kushi.
/a.r