Një filial poste në Tiranë është vjedhur mëngjesin e sotëm. Mësohet se është vjedhur posta në Babrru.
Deri tani bëhet me dije në këtë ngjarje kanë marrë pjesë dy adoleshentë, të cilët janë futur në postë të maskuar dhe kanë arritur që të marrin një shumë parash 200 mijë Lekë të rinj e më pas janë larguar me biçikleta.
Deri tani mësohet se janë larguar në drejtim të Alliasit, por policia po vijon punën lokalizimin dhe kapjen e tyre. Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e filialit të postës dhe të ambienteve të tjera përreth për të bërë të mundur identifikimin e autorëve
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Më datë 15.12.2021, rreth orës 09:15, në Babrru, dy persona ende të paidentifikuar, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e Postës Shqiptare, ku kanë marrë një shumë parash rreth 200.000 lekë dhe janë larguar me biçikleta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tyre.
/a.r