Gjashte ambasadorët e akredituar në Tiranë ishin sot në selinë blu me ftesë të Lulzim Bashës.
Një fakt të tillë e ka konfirmuar për Ora News zyra e BE në Tiranë.
“Takimin me ambasadoret e ka thirrur Basha”.
Në takimin e sotëm me Bashën kanë qenë ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf, ambasadorja e Francës, Elisabeth Barsacq, ambasadori i Britanisë, King-Smith dhe ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci.
Basha për mediat deklaroi se “takimi i sotëm me ambasadorët ishte për të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen”./m.j