Duke prezantuar nga Berati projektligjin për “Bashkëqeverisjen”, kryeministri Edi Rama ka sulmuar kryebashkiakët kur tha se shumë prej tyre janë indiferentë me problemet e qytetarëve.
“Pjesa tjetër e ankesave që për fat të keq nuk kemi qenë në gjendje për t’i dhënë drejtim lidhen me pushtetin vendor, është për t’u habitur që bashkitë kanë një nivel indiference shumë të lartë në raport me ankesat e qytetarëve në platformë gjë që tregon se bashkitë kanë një nivel indeiference shumë të lartë në raport me qytetarët në përgjithësi e ky është një problem shumë i madh”, theksoi Rama.
Kryeministri nder te tjera tha se ndoshta do të vijë dita që edhe martesat të bëhen online.
“Kini parasysh që mbi 1 mijë shërbime janë në telefon, 95% e shërbimeve dokumente që jep shteti, vetëm 5% janë si puna e martesës martesat online nuk i kemi akoma po mbase do vijë dita që do të bëhen, madje pardje po lexoja që kanë fillaur njerëzit të martohen edhe online por nuk e kemi këtë shërbim, se janë disa shërbime që e duan prezencën fizike”, tha Rama.
g.kosovari