Leonardo Di Caprio dhe Kelly Rohrbach i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre edhe pse kishin pak muaj që ishin lidhur.
Aktori 41-vjeçar dhe modelja 25-vjeçare nisën të shoqëroheshin me njëri-tjetrin gjatë muajve të verës, por romancës së tyre i ka ardhur fundi për shkak të axhendave shumë të zëna që ata të dy kishin.
Një burim për revistën “People” ka thënë: “Ata kanë disa muaj që janë ndarë. Ata vazhdojnë ende të jenë miq shumë të mirë dhe ndarja ishte shumë paqësore. Të dy janë shumë të zënë, Leo po merret me filmin e tij më të përfolur “The Revenant”, ndërsa Kelly është një nga supermodelet më të famshme në botë”.