Ambasadorët e vendeve të Perëndimit “zbarkuan” mëngjesin e sotëm në selinë blu, një ditë pasi aty shkoi dje për herë parë pas 9 shtatorit lideri historik Sali Berisha.
Diplomatët e huaj u pritën në hyrje të PD-së nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe nënkryetarja Jorida Tabaku. Ambasadorja amerikane Yuri Kim nuk ka hezituar të japë edhe një mesazh sapo shkel selinë blu. “Ditë me diell. Ditë shumë e bukur sot”, i thotë ajo Tabakut teksa futet brenda në PD.
Sakaq, një mesazh i tillë u dha edhe nga Lulzim Basha ditën e djeshme. “Ditë shumë e bukur sot”, u tha Basha gazetarëve para selisë, përpara se të “mësynte” Sali Berisha dhe mbështetësit e tij.
Vizita në selinë e PD-së nisi në orën 10:00, ku ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ai i BE-së, Luigi Soreca, ai italian Fabrizio Buci, ai gjerman Peter Zingraf dhe ambasadorja Elisabeth Barsac francez.
/b.h