Kryeministri Edi Rama ishte sot në Berat për të prezantuar sistemin e ri të shërbimeve digjitale dhe ligjin për Bashkëqeverisjen.
Rama edhe një herë komentoi vendimin e Presidentit Meta për të mos e dekretuar këtë ligj, duke e cilësuar si “absurd”.
“Një ligj që do hyjë në fuqi së shpejti sapo të shkojë në Parlament pas refuzimit absurd që i bëri Presidenti”, tha Rama.
Ndërkohë kryeministri theksoi se nga janari 2022 do të mbyllen të gjitha sportelet që shërbimet e tyre i kanë online.
“Punonjësit e sporteleve do jenë të dedikuar për të bërë sistemi të funksionojë nga pas ekranit të telefonit“, theksoi Rama.
“Sot janë mbi 1 mijë shërbime që jepen online.
Edhe për vetë Kadastrën që është një nga shërbimet më të përfolura e jo pa të drejtë se ka qenë një propblem shumë i madh për vite sot s’është e nevojshme të shkosh në sportel por bëhet aplikimi nga telefoni ose kompjuteri e më pas Agjencia e Kadastrës është e detyruar të lajmërojë për dhënien e dokumentacinit.
Nuk është më e nevojshme që të shkosh në shumë zyra për të mbushur dosjen me dokumente që kërkohet nga një shërbim i caktuar.
Në momentin kur ndodh që zyra përkatëse nuk përgjigjet në afat, sistemi i jep mundësi vetë agjencisë dhe platformës e Albania që të konstatojë vonesat, por cdo qytetar është në mundësinë që ti drejtohet platformës dhe të kërkojë menjëherë llogari e të marrë shërbimin.
Të gjitha këto kanë vlerë dhe për një arsye të rëndësishme se duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm ne do nisim të mbyllim sportelet, s’do ketë më sporele, që të mbahet rradhë e të tjera, pasi eksperienca jonë dhe disa vendeve të tjera tregon që sado që shërbimet janë aty e mund të merren nga telefoni shumë qytetarë preferojnë të shkojnë në sportele e kjo mund të marrë vite, ne s’kemi pse të vazhdojmë të kemi këtë problematikë kaq të madhe e të faturojmë një kosto nervash e lekësh që do të thotë korrupsion te qytetarët ndërkohë që shërbimet janë aty.
E njëjta gjë që bëmë dhe në tryezën e qeverisë mes anëtarëve të kabinetit ndërkohë që e kishim sistemin gati për të shmangur shkëmbimet e letrave nuk bëhej se inercia ishte më e fortë se sa realiteti i ri e u detyruam ta bëjmë në mënyrë drastike një ditë të bukur u ndalua futja e letrave në Kryeministri e filloi qarkullimi elektronik.
Mbyllja e sporteleve do jetë clirim shumë i madh, se ata që janë në sportele janë mësuar të shikojnë njerëzit nga xhepat e të ikin nga vendi i punës për të pirë kafe apo duke komunikuar në mënyrë të papërshtatshme s'[do kenë më qytetarë përballë por kompjuterit e të bëjnë dosjet për qytetarët.
Punonjësit e sporteleve do jenë të dedikuar për të bërë sistemi të funksionojë nga pas ekranit të telefonit.
Ndërkohë që qytetari e ekranin e telefonit ka marrdhënien me shtetin”, tha Rama.
g.kosovari