Nga Adriatik Doçi
Sa për kujtesë, pushtimi i ndërtesave me forcë është element i veprës penale të kryengritjes dhe për organizatorët parashikohet deri në burgim të përjetshëm.
Belind budallai, i cili kërkonte dje vulën buzë Lanës, duhet ta dijë se ky nuk është puçi i parë i Sali Berishës për interesat e tij politike, financiare, familjare dhe juridike.
Për grushtin e shtetit të 14 shtatorit ’98, kur u qetësua situata dhe nisi të vepronte ligji, Sali Berisha i shiti të gjithë ushtarët e tij, të cilët u dënuan njëri pas tjetrit.
Vite më vonë tha se kishte bërë shaka që akuzonte Fatos Nanon për vrasjen e Azem Hajdarit, të cilin e baltosi, ‘ngriu’ dhe përshtyu sa ishte gjallë, ndërsa e përdori për të marrë pushtetin me dhunë kur u nda nga kjo jetë.
Ndoshta në fund të jetës do rrëfehet se vrasjen e Azem Hajdarit e ka organizuar vetë, siç edhe besohet.
Sali Berisha vërtetë po lufton për jeta a vdekje për të gjetur një strehë politike për Familjen e tij non grata, por kur vjen puna e konsumimit të veprave penale, përdor gjithnjë të tjerët, duke shpëtuar prapanicën e tij.
Urdhëroi verbalisht SHIK për zhdukjen e Remzi Hoxhës vetëm se Hoxha e pa në një takim me Mollosheviçin në Shën Naum.
Urdhëroi Bashkim Gazideden për përgjimin e Azem Hajdarit, rrahjen kundërshtarëve në PD dhe PS, lidhjet me celulat terroriste, për pushtimin e Jugut etj.
Urdhëroi Safet Zhulalin për të bombarduar Jugun, por sapo Zhulali ia kërkoi urdhrin me shkrim, Berisha e ‘ngriu’ siç ‘ngriu’ Spartak Ngjelën vite më vonë.
Urdhëroi Fatmir Mediun për ngritjen e fabrikës së vdekjes në Gërdec, biznes i Xenit, ku humbën jetën 27 fëmijë, gra, burra dhe të moshuar. Pas shpërthimit, mohoi edhe baxhanakun e tij, Mehmet Hoxhën, i cili u hodh në erë.
Urdhëroi verbalisht vrasjet e 21 Janarit 2011, krim për të cilin është gati të rrëfehet Lulzim Basha. Pas krimit tha se kishin vrarë njëri-tjetrin, më pas nga plumbat rikoshet, më tej se kishin kaluar rrethimin dhe në fund se do të vriteshin 3 mijë, por jo me dorën e tij.
Sali Berisha kërkon budallenj dhe viktima për hallin familjar.
Kush i zbaton urdhrat verbalë për punë të zeza, e mban me gajret, kush nuk i zbaton i fut një të ‘ngrirë’.