Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka fituar gjyqin për shpifje ndaj deputetes së PD-së, Grida Duma. Gjykata e Posaçme ka rrëzuar pretendimet e deputetes Duma për shpifje nga ana e kryebashkiakut Veliaj.
Sipas vendimit të gjykatës, Veliaj nuk ka shpifur kur gjatë fushatës i ka kujtuar Grida Dumës se i kishte shitur disa herë të njëjtin apartament një individi dhe se ajo qe dënuar nga gjykata për mashtrim.
Duma e ka paditur kryebashkiakun për shpifje më 24 mars në Gjykatën Penale pasi Veliaj e akuzoi “si trafikante të njohur apartamentesh.”
Të njëjtin mendim me gjykatën pati edhe prokuroria, e cila ka nënvizuar se kryebashkiaku s’ka shkelur ligjin dhe s’ka konsumuar elementet e veprës penale të shpifjes.
Në një dalje publike për mediat në mars, Duma deklaroi se iu drejtua gjykatës pasi kryebashkiaku ka për detyrë të faktojë deklaratat.