Standarts&Poor’s e ka klasifikuar Shqipërinë në vitin 2014 ndër vendet që rrezikohen nga ndryshimet klimaterike.
Në hartë ngjyra e kuqe shënon vendet që preken më tepër nga këto ndryshime klimaterike dhe do të ketë pasoja katastrofale, ngjyra portokalli ato më pak të rrezikuara dhe me radhë në shkallë zbritje, ku e gjelbra shënon vendet që nuk rrezikojnë ose aspak rrezik. Shqipëria shfaqet si një pikë e kuqe, e vetmja me këtë ngjyrë në Europë.
Ndryshimet klimaterike janë shkaktarët kryesorë të përmbytjeve apo thatësirave në shumë vende të botës. Nga përmbytjet e mëdha janë shënuar viktima në njerëz në mbarë botën, shkatërrim urash, rrëshqitje kodrash.