Presidenti Ilir Meta ka reaguar në Facebook ku shkruan se buxheti 2022 është antisocial dhe publikon shifrat. Ky reagim erdhi pasi PS rrëzoi dekretin e tij për kthimin e buxhetit të shtetit 2022, duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi buxhetit më të madh në historinë e Shqipërisë.
Ditën e djeshme Balla ka deklaruar se Buxheti i Shtetit 2022 mundëson vazhdimin e financimit të reformave, sigurimin dhe përmirësimin e shërbimeve publike, forcimin e drejtësisë sociale dhe zgjerimin e paketës sociale për të gjithë shtresat në nevojë, si dhe sigurimin e investimeve të domosdoshme për zhvillimin e mëtejshëm të sektorëve strategjikë dhe ekonomisë së vendit.
Postimi ne Facebook:
“Buxheti 2022” ËSHTË ANTISOCIAL.
RRITET fondi total i PPP-ve nga 636.8 miliard lekë, në 830.9 miliard lekë.
ZERO rritje reale për 930,457 qytetarë, që jetojnë me të ardhura nën 5.5 USD.
/b.h