I ftuar në emisionin ‘Opinion’, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka sulmuar ashpër ish-kryeministrin Berisha, të cilin e ka quajtur një burracak, pasi sipas tij, nuk duhet të vendosë kurrsesi interesat personale mbi ato të demokratëve.
Alibeaj u shpreh se kur Berisha ka ditur të sillet, të gjithë demokratët e kanë parë si burrë shteti, por me këtë veprim të fundit që po bën, vetëm i tillë nuk po tregohet, pasi po shikon vetëm interesin e tij dhe po dëmton demokratët.
“Hedhja e gjësë te masat është çështje bolshevizmi dhe tregon që je frikacak. Kush përfshin masat me revolucion, e duke i përfshirë aty, nuk bën gjë tjetër vecse është një burracak dhe ka një hall personal, siç ka bërë Sali Berisha. Është frikacak, sepse po të ishte burrë shteti, sikurse e tregoi edhe në momentin kur tha që do shkojë në Francë dhe ishte gjetje sepse tha: Nuk do t’i përfshij demokratët. Deri aty ishte gjeniale, sepse tregon dhembshurinë, burrin e shtetit, tregon njeriun që do demokratin. Në 9 shtator kur pa që vërtet kishte një pasojë nga SHBA që ishte përjashtimi, aty tregoi të vërtetën. Pse nuk i qendroi llafit? Sepse demokratët kanë halle të tjera. Të gjithë ne që kemi qenë bashkëpunëtorë me të, e kemi vlerësuar, e kemi cilësuar si burrë shteti, si njeriun që në momente delikate për PD, apo edhe për shtetin, ka ditur të thotë stop hallit personal apo egos personale. E pra, ja çfarë tregoi tani në fund. PD nuk është as Basha, as Berisha dhe as ne këtu. Janë ata baza atje dhe që tregonin një gjë, që kundërshtari i vërtetë është Edi Rama.”, u shpreh ndër të tjera mbi situatën aktuale në PD, deputeti Enkelejd Alibeaj.