Bisturia elegante e Bashës ndodhet sot përballë sëpatës së ndryshkur të ‘druvarit’ Berisha. Kështu u shpreh mbrëmjen e së hënës analisti Lorenc Vangjeli duke komentuar përplasjet në selinë blu.
Vangjeli tha për ‘Kontrast’ në Report TV se Lulzim Basha nuk rrezikohet sot nga sulmet që i vijnë atij prej Sali Berishës, sesa prej CV-së humbëse që ka në drejtimin e PD-së.
“Lulzim Basha ka kohë që ka një ‘shpatë’ sepse ia kanë dhënë amerikanët. Por sikurse thotë heroi ynë kombëtar Skënderbeu, shpata nuk mjafton sepse duhet edhe krahu. Kështuqë ajo shpatë e jashtëzakonshme që iu vu në dispozicion Lulzim Bashës dhe shumë më shumë se atij, shoqërisë shqiptare për të shërruar sëmundjen e hershme të mosndëshkimit, sot është shndërruar nga Basha e për faj të Bashës në bisturi. Dhe në të vetmen pikë ku mbahet ai sot. Ka shumë pendesa Basha, por ato nuk i hyjnë me në punë. Ai sot foli bukur, por do më bënte përshtypje nëse fjalët e sotme të tij do t’i thoshte ina Zhupa përshembull. Një demokrate e re, të cilës duhet t’i rrëmosh gjatë në biografi për t’i gjetur ndonjë të ligë. Që nuk ka, sepse s’ka qenë pjëse e PD më parë. Apo Jorida, apo Flutura… Pra cilitdo demokrati tjetër që në ndryshim nga Basha dhe Berisha nuk kanë mëkatet e tyre në CV. Nuk ka asnjëri prej tyre skeletet e tyre në dollap. Ta dëgjosh Lulzim Bashën duket sikur ka ardhur dje në politikë. Lulzim Basha po ndëshkohet dhe po largohet jo për atë që i bëri Sali Berisha, por sepse është ai i dobët. Po ndëshkohet sepse ka humbje të njëpasnjëshme” – tha Lorenc Vangjeli.
/b.h