Reshjet e shiut do të vazhdojnë të bien por me intensitet më të ulët deri mesditën e së enjtes. Ndërsa në veri-lindje dhe jug-lindje parashikohen reshje dëbore, deri në lartësitë kondrinore.
Në një bisedë telefonike për Report Tv, zëvendësdrejtoresha e Shërbimit Metereologjik Ushtarak Rudina Zaçe, thotë se sasia më e madhe e reshjeve është shënuar në qytetin e Lezhës, ku deri në orën 12.00 të paradites ka rënë rreth 72 mm shi.
“Presim për ditën e nesërme mot me vrenjtësira mesatare deri të dendura. Do të kemi reshjet e shiut do të ruhen, kryesisht gjatë orëve të natës deri në orët e mesditës. Pas mesditës së nesërme reshjet do të lokalizohen, do të përqendrohen me intensitet të ulët në pjesën lindore, parashikohen reshje dëbore në veri-lindje dhe jug-lindje deri në lartësi kodrinore. Priten rënie të temperaturave kryesisht në zonat malore, ” tha Zaçe.
Ndërkohë në Kukës, sasia e reshjeve ka shkuar në 58 mm, Elbasani 38 mm, Tirana e Durrësi me 27 mm.