Sipas Organizatës Botërorë të Shëndetësisë, varianti “Omicron” është më ngjitës se varianti Delta, duke shkaktuar simptoma më pak të rënda dhe duke i bërë vaksinat më pak efektive.
Omicron është përhapur në 63 vende. Sipas OBSH-së, ende nuk dihet nëse Omicron i shpëton imunitetit të vaksinave. Sipas të dhënave, Omicron mund të bëhet dominues në vendet ku Delta tashmë është dominues.
Të dhënat nuk janë ende të mjaftueshme për të përcaktuar ashpërsinë e sëmundjes së shkaktuar nga Omicron, edhe nëse për momentin simptomat duken “të buta deri në mesatare” si në pjesën jugore të Afrikës ku u zbulua për herë të parë ashtu edhe në Europë.
g.kosovari