Në botë ekzistojnë miliona shpella të bukura, por në mesin e tyre ka dhe të tilla që duken sikur të ishin pjellë e imagjinatës. Në vijim ju sjellim gjashtë shpella magjike që ekzistojnë në planetin tonë… Kënaquni!
1. Shpella Glowworm – Zelandë e Re
Sistemi i shpellave Waitomo është i vjetër mbi 2 milionë vjet. Në mesin e shpellave spektakolare gëlqerore, Glowworm janë më mahnitëset: Krimbat që shkëlqejnë (Arachnocampa Luminosa), të madhësisë së mushkonjës, gjenden vetëm në Zelandë të Re dhe Australi. Ata rrezatojë në errësirë, duke krijuar një pamje unikate.
2. Shpella e Fingalit – Skotlandë
Kjo shpellë vërtetë përrallore gjendet në Skotlandë, ndërsa është krijuar nga format katërkëndëshe të llavës së ngurtësuar. Ftohja e llavës, në maje dhe në fund të këtyre shtyllave, ka rezultuar me tkurrje dhe fraktura – duke formuar kështu formacione unikate gjashtëkëndore.
3. Shpella e akullit Skattafel – Islandë
Toka e akullit (Iceland), është një vend i mbuluar me akull dhe borë, që fshehë bukuri të papërshkrueshme, sidomos shpellat e akullit që tërheqin aventurierë nga mbarë bota. Një shpellë e veçantë është ajo Skattafel, që gjendet në zonën e mbrojtur Öræfi, në juglindje të Islandës. Ajo duket e pabesueshme, sikur të ishte ishte krijuar nga imagjinata e librave të fantazisë shkencore.
4. Shpella me kristale gjigante– Meksikë
Nën shkretëtirën Chihuahua, në Meksikë, gjendet shpella mahnitëse me kristale gjiganteseleniti, që janë ndër kristalet më të mëdha natyrore të gjetura ndonjëherë. Kristali më i madh (në formë të obeliskut) është i gjatë 12 metra (me diametër prej 4 metrash) dhe peshon 55 ton.Kristalet që ngjasojnë me akullnaja gjigante, krijojnë ndjenjën sikur brenda shpellës është shumë ftohtë. Mirëpo, kjo është larg nga realiteti, meqë temperatura në shpellë arrin deri në 58 °C.
5. Gryka Antelope– SHBA
Kanioni Antelope gjendet në Navajo, në Arizona të SHBA-ve. Ky kanion është formuar nga përmbytjet e shpeshta – ku ujërat e rrëmbyeshëm kanë kaluar nëpër shtigje të ngushta të shkëmbinjve. Rrjedha e shpejtë dhe e shpeshtë e ujit ka krijuar forma të pabesueshme në shkembinjtë e kësaj zone.
6. Flauta e kallamit –Kinë
Flauta e Kallamit është shpella më mbresëlënëse natyrore, që gjendet në Guilin të Kinës. Kjo shpellë e ka marrë emrin sipas kallamishteve që rriten në këtë rajon, e nga të cilat njerëzit e këtij rajoni bëjnë flauta.Brenda në shpellë gjendet një botë spektakolare e formacioneve të ndryshme të stalaktiteve të ndriçuar me ngjyra të bukura të ndritshme artificiale.