U arrestuan në flagrancë shtetasit Aliosha Hasani dhe Amarido Xhezaj për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Njoftimi i Plotë:
Tepelenë
Goditen dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa, një armë gjahu pa leje dhe fishekë.
Vihen në pranga 2 poseduesit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, arrestuan në flagrancë shtetasit A. H., 32 vjeç dhe A. XH., 31 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë.
Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesat e tyre u gjetën një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, një armë gjahu pa leje, fishekë të armës së gjahut, një bimë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e mbjellë në vazo, dhe një sasi fishekësh luftarakë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.