Duke thënë se nuk kishte dëshirë të fliste për këtë, Presidenti ndau edhe disa detaje të papërmendura më herët në një dokumentar të quajtur “Historitë e fundit”, që e kthente atë 3 dekada pas.
30 vite më parë tregohej për rënien e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 dhe pasimin e disa ngjarjeve të turbullta dhe kalimin e vendit në Rusinë moderne. Në vitin 2018, Putin e kishte përmendur që kishte punuar me kohë të pjesshme sis hoer taksie, pasi shefi i tij i asokohe, Anatoly Sobchak, humbi zgjedhjet elektorale që i siguronin atij një mandat të dytë si kreybashkiak i San Peterburgut.
Pas humbjes së Sobchack, Putin-it iu ofrua një vend pune në administratën presidenciale në Moskë, të cilën e pranoi menjëherë, duke lënë qytezën e tij për kryeqytetin rus. Madje më tej, në intervistën e fundit, Putin lëshon edhe bombën e radhës duke thënë se e dinte që person i CIA-s punonte si këshilltar i qeverisë ruse në vitet 1990. Ai e pranon se në atë periudhë agjencia inteligjente amerikane kishte infiltruar agjentë në strukturat e pushtetit rus, por se ai i kishte spastruar sapo ishte bërë President. Fax news