Ai nënvizon se deputetët dhe anëtarët e këshillit duhet të përqendrohet në terren, ndërsa shton se marrëdhënia e krijuar në parti, duhet të trajtohet me shumë kujdes.
Nga ana tjetër, deputetja Flutura Açka, thotë se Berisha duhet të shërohet nga vetvetja. Ajo shtoi më tej, se Berisha tregoi dje që nuk e bën dot, ndërsa nënvizoi se kjo duhet bërë nga vetë ata.
Albert Avdyli: Kemi te gjithë te njëjtin shqetësim dhe dhimbjen për situatën e krijuar. Është vërtetë qe kryetarët e degëve kane mbajtur peshën. Por dua te ndalem tek data 18. Na ka vene përballe një vështirësie. Për shkak te thirrjes për referendum. Deputetet, anëtarë te Këshillit Kombëtar duhet te përqendrohen ne terren. Ne takim (11 dhjetor) dje ka patur demokrate, miqtë tanë. Është një marrëdhënie qe do kujdes.
Flutura Açka: Kur kam ardhur ne PD, mendova qe dija shume, por ne fakt e kam mësuar ne baze, me njerëz te ndershëm. Nuk është thjesht me ke je, me Bashen a me Berishën. E kam votuar Berishën 30 vite, me kënaqësi mjaft qe demokratet janë ne pushtet. Berisha ka një plage, ne duhet ta ndihmojmë te shërohet nga vetvetja. Dje tregoi qe nuk e bën dot, sot na duhet ta bëjmë ne.