Merr fund hegjemonia e Luis Hemilton në botën e Formula 1. Britaniku i Mercedes është dorëzsuar sot para holandezit Maks Verstapen i cili me makinën Red Bull ka fituar garën e fundit të sezonit me një parakalim dramatik ndaj kampionit në fuqi në xhiron e fundit në pistën e Abu Dabi.
Verstapen nisej nga pole position por e humbi vendin e parë menjëherë ndaj britanikut, pas një manovre në xhirot e para që do të shkaktonte shumë polemika. Me pas Hemilton krijoi diferencën ndaj tij duke bërë vazhdimisht xhiro më të shpejta dhe dukej se po shkonte drejt titullit të radhës kampion duke parakaluar Mikael Shumaher.
Por kur mbeteshin 4 xhiro nga fundi i garës, një aksident i Nikolas Latifi bëri që të vihej makina e sigurisë në pistë. Verstapen ndërroi gomat për të tentuar sulmin e fundit ndërsa Hemilton mbajti vendin e parë duke besuar se do arrinte ta mbante mbrapa. Zgjedhja rezultoi e suksesshme për holandezin, i cili në xhiron e fundit të garës, të vetmen në dispozicion që kishte pas largimit të makinës së sigurisë, ia doli që të kalonte britanikun dhe të fitonte garën dhe njëkohësisht titullin kampion.
PANORAMASPORT.AL