Demokrati Ibsen Elezi i ftuar në studion e Fax News ka folur mbi Kuvendin e djeshëm të PD-së duke thënë se është vendim i delegatëve dhe jo i Berishës largimi i menjëhershëm i Bashës nga partia.
Elezi theksoi se Basha po mundohet të mbajë me dhunë shtëpinë e mijëra njerëzve të revoltuar dhe nëse situata vijon kështu ai do të largohet nga detyra e kryetarit po me dhunë.
Ndër të tjera ai tha se nuk është trimëri kjo që po bën kryedemokrati aktual dhe se p[as disa muajsh do kuptojë se tërheqja është zgjidhja.
Elezi:“Nuk është vendim i Sali Berishës por i delegatëve, ka qenë trysnia e tyre sepse pot ë shikosh takimet e para të Berishës me demokratët ai ka qenë tepër I rezervuar. E gjithë anëtarësia deri në strukturat më të larta kanë qenë të mllefosur me Bashën. Gjithë pretendimet se ky Kuvend mund të jetë mbledhur me porosi janë të rreme, nuk mudn të imponosh mbledhjen e mbi 5 mijë delegatëve. Kuvendi I parë që është mbledhur me vullnet të lirë, transparent, çdokush ka pasur lirinë e fjalës.
Një process votimi i lirë dhe unë u çudita si kanë dalë 34 vota kundër. Vetëm një element që u detyrova të mos e them, për të mos prishur atmosferën. Po ta analizoja do nxirrja shumë problematika por u fokusova te 30 emra që u zgjodhën për përgjegjësi të madhe. U tregova kritik se duhej një garë, njerëzit e emëruar nuk janë të lirë të veprojnë.
U përfol që 29 emra përfaqsojnë mendësi të ndryshme sociale, a është e vërtetë?
Elezi:Unë nuk isha kundër larmisë por dy kategori kur merr përsiper që politikat e PD janë anti-sorosiane, në këtë moment futen figura të njohura të Soros kjo nuk shkon. Ky statut nuk lejon njerëz që bashkëpunu me sigurimin e shtetit, nuk mund të jene pjesë e politikës, sepse quhesh person I kapur.
Këto veprimet pasuese janë në dëshpërim të Bashës, shumica dje ishin prezentë dhe ai të vazhdojë të rrije me forcë kryetar është absurditet. Duket sikur e ka me mission për të mbajtur peng PD, dhe do përfundojë keq sepse po mban peng shtëpinë tonë.
Nuk mund ti ndalojë as Basha ose asskush këtë turmë njerëzish të revoltuar, ky nuk është trim por I kapur ose me problem psiçike.
Po të ulet ta shikojë situatën kthjellët, ca bëj kështu do I thotë vetes. Pas disa muajsh do e kuptojë që tërheqja është zgjidhje, nëse tenton të mbaje me dhunë PD, ai do largohet me dhunë.