KOSOVË- Arrestohen tre persona për vrasjen në Gllogjan të Kosovës. Tre të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e shoferit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj në Gllogjan. Sipas mediave kosovare, motivet e këtij sulmi lidhen me një rast të vetëvrasjes të një vajze nga Gllogjani. Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit, Gani Gjokaj.
Prokuroria e Pejës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme sot në orën 21:30.
“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sonte nga ora 21:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së”, shkruhet në njoftim.
Ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e së shtunës të 27 nëntorit, në Kosovë ka tronditur opinion publik në mbarë vendin. Tre persona mbetën të varë si pasojë e një sulmi me kallashnikov drejt një autobusi në Gjollan të Deçanit.Viktima mbetën dy nxënësit Ledion Hamzaj, 16 vjeç dhe Gentiana Mustafaj, 17 vjeç si edhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj. Një person tjetër mbeti i plagosur por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mediat kosovare shkruajnë se nxënësit po ktheheshin nga shkolla dhe këtë rrugë ata e bënin çdo ditë.
3 viktimat Gentjana Mustafaj,shoferi Gani Gjoka , Ledjon Hamzaj
Kreshnik, Heroina dhe Malsor Mehmetaj
Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj, janë dy nga të arrestuarit për sulmin ndaj autobusit në Gllogjan. Personi i tretë i arrestua është babai i dy djemve, por ende nuk kanë qarkulluar fotografitë e tij.