11 anëtarët që janë reshtuar pro ish-kryeministrit Sali Berisha nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhjen e Kryesisë të thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha pasditen e sotme.
Lista nuk ka surpriza pasi të gjithë ishin të pranishëm në Kuvendin e ditës së sotme në Air Albania.
Gjatë mbledhjes Basha u shpreh se se ata që nuk kanë ardhur ndihen të vetëshkarkuar.
Lista e anëtarëve të Kryesisë që nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhje:
Edi Paloka
Belind Kellici
Ivi Kaso
Albana Vokshi
Aldo Bumci
Gent Strazimiri
Gert Bogdani
Oerd Bylykbashi
Flamur Noka
Ervin Minarolli
Ledina Mandia
Ndërsa Tomorr Alizoti pjese e Kryesisë ka lajmëruar qe s’do jete ne asnjë prej Kuvendeve./m.j