Sali Berisha e ka cilësuar një “ndeshje” të jashtëzakonshme Kuvendin e organuizuar prej tij dhe vendimin për të shkarkuar Lulzim bashën nga posti i kryetarit.
“Demokrate dhe demokratë shqiptarë kudo që ndodheni, për këtë ngjarje më e veçanta, më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve që ky Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të Partisë Demokratike. I pari në historinë e pluralizmit në Shqipëri, por mundet dhe në Evropë e botë.
Triumfi më magjik më mahnitës, më madhështor. Sot në 8 orë pa pushim mbi 4 mijë e 934 delegatë vendosën firmat e tyre në këtë monument madhështor të rikthimit të rivendosjes së pluralizmit politik. Nuk largohem dot pa përshëndetur ekipin kombëtar por në veccanti dhe tifozët kuqezi që i dua shumë sepse për mua ata janë atdhetarë të vërtetë.
U them që sot në stadiumin e tyre të dashur u zhvillua ndeshja më e mahnitshme mes lirisë dhe të shkuarës. Takimi më i bukur mes lirisë dhe të ardhmes”, deklaroi Berisha.
Pyetje: Mendoni se do t’ju përjashtojnë nga PD? Apo deputetët e tjerë?
Sali Berisha: Nuk do të doja që të flisja për të sot. Peng Basha është një kufomë politike. Selia është një dhe vetëm një, selia e demokratëve është ajo që ndodhet aty dhe do shkojmë në momentin më të parë që do vendosim. Nuk është seli e pengjeve, nuk është seli e rrethuar me blinda dhe bandat e Edi Ramës. Edi Ramës i them hiq dorë nga çdo lloj përpjekje për ti garantuar mbijetesë pengut tënd, sepse në mënyrë absolute hoqe apo nuk hoqe dorë ky revolucion do të kthehet tek te ti. Revolucionin nuk e rrëzon dot askush, mos bëni shaka”../m.j