Më datë 06.01.2016, në rrugën pranë fakultetit te Filologjikut një automjet me targa AA 322 HX, me drejtues mjeti shtetasi E.D, si pasoje e devijimit te mjetit eshte përplasur me borduren.
Ky shtetas është dërguar menjëherë për të marrë ndihmën e parë në spital, në gjendje të rëndë për jetën.
Por, pak çaste pas mbërritjes në spital, ky shtetas ka ndërruar jetë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.