Kryeministri Edi Rama ka uruar peshëngritësin Briken Calja, i cili sot fitoi titullin kampion bote.
Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Qeverisë thotë se Calja mertin përulje dhe respekt, sepse me talentin dhe vullnetin e tij të hekurt doli të ngjitet në majën e botës pa e humbur kurajon e as durimin.
“KAMPION BOTE👏👏👏👏👏 Briken Calja, talenti me vullnet të hekurt, meriton sot një përulje me respekt, sepse ia doli të ngjitet në majën e botës pa e humbur kurajon e as durimin, në të përpjetën e vështirë dhe të rrëshqitshme drejt majës😍
Sot Briken Calja ka shkruarën historinë ne Tashkent te Uzbekistanit, duke fituar 1 medalje ari dhe 2 argjendi ne Kampionatin Botëror të Peshëngritjes. Calja mori medaljen e arit në stilin e shkëputjes ndërsa medalje argjendi në shtyje dhe dygarësh“, shkruan Rama.
g.kosovari