Programet reality show kanë tërhequr vëmendjen e të gjithë publikut dhe shpesh dëshira për të mësuar më shumë duke hyrë në jetën e personazheve u jep atyre hapësirë për t’u diskutuar pa fund.
Treshja e formuar në Big Brother (Bora-Donald-Trixa) duket se nuk mbaron me kaq. Pjese e tyre sipas Anaidit është edhe dikush tjetër. E zbulojmë së bashku këtë përgjigje.
Dajana: Brenda kësaj tresheje (Bora-Donald-Trixa) është në mes Atdheu?
Anaid: Si duket i pëlqen të rrijë në mes (qeshin). Atdheu e ka përdorur edhe pak nga ana e vet këtë situatën. Ka bërë disa postime me varëse “Ta heq varësen apo ta mbaj varësen” dhe kështu e ka bërë pak lëmsh.
Kur e pyesin në emisione thotë që nuk e bëj për qejf apo për famë, e bëjmë për lekë. Nuk merret vesh as Atdheu me pak fjalë, por që hyn e del në shtëpinë e Big Brother sepse ka qenë pjesë e oborrit të Top Channel./m.j