Në përfundim të vizitës së tij në Tiranë, zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar ka folur në një intervistë ekskluzive për gazetarin Sokol Balla në Neës24.
Ai u shpreh se ka ardhur në Shqipëri me disa mesazhe kryesore, së pari pasi vendi ynë është anëtar me kontribute i NATOs, por edhe sa i përket integrimit evropian.
Duke u ndalur në zhvillimet politike, ai deklaroi se SHBA do të bëjnë gjithçka sa i përket edhe sanksioneve.
“Ne duam të shohim më shumë përparim në Shqipëri dhe duam të bashkëpunojmë me ju. Nuk dua t’u paraprij sanksioneve tona, por do të ketë më shumë për vendet e Ballkanit” – tha Escobar.
I pyetur për shpalljen non-grata të Sali Berishës dhe shqiptarëve të tjerë, zyrtari i lartë i SHBA tha:
“Ne e ndjekim korrupsionin aty ku është. Është një përpjekje mes shumë agjencive që përfshin FBI, Departamentin e Thesarit, atë të Sigurisë e të tjerë. Për të kuptuar se ku po ndodh korrupsioni. Për Berishën nuk është një vendim politik, por një vendim institucional. Askush nuk duhet t’i shohë këto vendime si të marra nga administrata të ndryshme” – tha Escobar.
Sa i përket akuzave të Berishës së George Soros ka financuar shpalljen e tij non-grata, Gabriel Escobar tha:
“Kjo është e rrezikshme, sepse njerëzit nuk duhet t’i shohin këto vendime si institucionale. Nuk u mor ky vendim nga një anëtar apo nga një organizatë, por nga një përpjekje kolektive”.
Ai u ndal edhe në ‘Foltoret’ e Berishës si dhe kërkesat e tij për prova rreth akuzave nga DASH.
“Ku janë hetuesit dhe prokurorët tuaj? Ne hetojmë sipas mënyrave tona, por ju nëse doni të dini akuzat hetoni”.