Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka është thirrur sot në SPAK, një ditë përpara Kuvendit Kombëtar të PD-së thirrur nga Sali Berisha.
Burime njoftojnë se Paloka është thirur në SPAK për një çështje të vjetër, të kohës kur PD nuk ka qenë në parlament, dhe pretendohet se ka kundërshtuar punonjësit e policisë.
Çështja ka kaluar nga prokuroria e Tiranës në SPAK, për çështje kompetencash.
“Është një çështje e ardhur nga Prokuroria Tiranë për kompetencë tek ne. Bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur më kohë të protestave, kur PD nuk ishte parlament. Pretendohet për kundërshtim të punonjësve policisë. Po pyeten si deklarues ata që kanë qënë të përfshirë në ngjarje”, thonë burime nga SPAK.
Një ditë më parë në ambientet e prokurorisë së Posaçme, ishte dhe deputeti tjetër i PD-së Ervin Salianji.
/b.h