Detaje të reja janë mësuar nga atentati me armë zjarri që ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin e Laçit. Burime për Klan News bëjnë me dije se biznesmeni Pilot Rrjolli, ka qenë i dënuar disa vite më parë.
Mësohet se ai ka vuajtur dënimin në burgun e Shënkollit dhe pas lirimit është marrë me biznes. Ai kishte në pronësi një firmë për përpunimin e drurit në qytetin e Laçit.
55-vjeçari ka qenë duke udhëtuar mëngjesin e sotëm me mjetin e tij dhe ka rënë pre e atentatit ne vendin e quajtur Sanxhak.
/a.r