Prova e kësaj jave për banorët është të përqafohen duke vallëzuar në ritmin e një këngë për festat e fundvitit. Pasi bashkohen dhe nisin të vallëzojnë së bashku në minutën e fundit Monika rrëzohet. Duke u bazuar në video, ajo bie në duart e Antonelës ku kjo e fundit lëshon një britmë dhe nuk dihet se çka ndodhi më pas.
Kujtojmë se, javë më parë Fifit i kishte ndodhur kjo gjë të cilës i ra të fikët gjatë transmetimit live. Ndërkohë gjatë spektaklit, Fifi u duk paksa e zhgënjyer nga disa prej banorëve dhe u kërkoi që të flisnin për gjërat që kishin thënë për të. Ajo kërkoi që të reagonte Arjola, Monika, Donaldi dhe Iliri, ku vetëm ky i fundit u sqarua me të.
Pasi ka përfunduar spektakli, Monika dhe Arjola kanë folur pikërisht për Fifin, ku shprehen se as nuk i përshëndeti! Monika: Unë prisja që ajo të më përshëndeste, të më thoshte Monika si je? Arjolë si ju kam? E prisja këtë! Arjola: Nuk ndodhi, nuk është ndonjë gjë e madhe tani
Monika: Unë e du fort! Arjola: Nuk është ndonjë gjë e madhe. Mendoj se përtej kësaj unë jam mërzitur shumë dje, edhe… s’ka rëndësi. Nuk ka rëndësi se fjalët e tepërta janë varfëri. Monika: Unë dje nuk kam qenë në terezi Arjola: Pse ti mendon se nuk e kanë parë këtë njerëzit?
Monika: Nuk dua për njerëzit! Arjola: Më fal shpirt, lot gëzimi nuk kemi derdhur sigurisht, që jemi mërzitur unë akoma i kam sytë e ënjtur nga kjo gjë. Nuk është se kemi bërë dramë! Monika: Do preferoj më mirë kur të dal do ta takoj. Për mua ka rëndësi që ajo të jetë shumë, shumë mirë. Në qoftë se nuk i ka besuar ato fjalët e mia, unë ja kam bërë dhe e kam dashur me shpirt.
Arjola: Muhabeti që foli Fifi sot që tha pak pozitivitet, unë i kam thënë Ilirit këtu brenda, le të hidhet Einxhel, Donaldi, le të hidhet kushdo përpjetë, le ta analizojnë si të duan fjalën shok, se qenka krim me thënë e kam tjetrin shok.
/b.h