Marrëdhënia mes çiftit më të komentuar të ‘Big Brother VIP’, Donaldit dhe Beatrixit duket se ka ndryshuar pas futjes në shtëpi të Romeos.
Kjo gjë u vu re nga ndjekësit të cilët po shpërndajnë kudo nëpër rrjet një video ku aktori duket sikur po e shmang këngëtaren kur ajo i afrohet për ta puthur. Me sa duket tashmë dyshime ka edhe vetë Beatrix për sjelljen e tij kohët e fundit.
Gjatë një bisede në dhomën e gjumit ajo po i shprehte Donaldit se ai i dukej ndryshe sot.
Beatrix: Je ndryshe sot.
Donald: Si ndryshe?
Beatrix: Nuk e di.
Donald: Për mirë apo për keq?
Beatrix: Je ndryshe.
Donald: Po për mirë apo për keq?
Beatrix: Nuk e di, nuk di ta përcaktoj.
Donald: Thjesht mërzitem, stresohem këtu nga situatat… Takimi me Romeon më ka… Unë e kam një mision.
Beatrix: Sot nuk e di pse më je dukur i stresuar.
Donald: Sa më shumë kaloj, aq më shumë stresohem.
Afrimiteti i tyre duket se ka ndryshuar që pas hyrjes së Romeos dhe kjo është videoja që ka bërë edhe xhiron e rrjetit sot.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me Donaldin, pasi para tre ditësh është shprehur se ai i kishte gjërat shumë të qarta në lidhje me Beatrix.
/b.h