Analisti Baton Haxhiu u shpreh në studion e Opinion se zv.Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, u shpreh qartë në deklaratën pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Haxhiu tha se nga historia kemi parë se kur amerikanët të shpallin “non grata” nuk të heqin më nga kjo listë.
“Nuk gjeni asnjë person që të ketë hyrë në këtë listë dhe të ketë dalë prej saj. Sali Berisha nisi rrugën e tij kur u shpall “non grata”, ai mund ta fitojë PD, mund të bëhet edhe Kryeministër, por do të mbetet në listën e zezë”, tha Haxhiu.
/a.r