Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Tualnt Balla ka komentuar vizitën e Zëvendës Ndihmësit të Sekretarit Amerikan të Shtetit Gabriel Escobar në Shqipëri.
Balla u shpreh se kjo vizitë i ka të qarta mesazhet me strategjinë që SHBA ka filluar kundër korrupsionit.
Balla ka shuar çdo fjalë për një bashkim të mundshëm me Kosovën duke thënë se këto janë vetëm populizma që u ka ikur koha.
“Administrata e Biden dhe DASH shohin të nevojshëm një angazhim të madh në Ballkan. Ajo është investuesi kryesor për ta çuar përpara reformën në drejtësi. Kjo vizitë mesazhet e veta i ka të qarta. SHBA ka nisur një strategji kundër korrupsionit. Departamenti i Thesarit i filloi tashmë sanksionet e saj ndaj grupeve të ndryshme, më i fundi tai i djeshmi ndaj serbëve në veriun e Kosovës. Edhe kjo goditje ka mesazhin e vet. Kush dëmton stabilitetin një Ballkan do të hyjë në këtë listë. Ndryshim kufijsh nuk ka në Ballkan. Histori bashkimesh e ribashkimesh nuk ka. Orientimi ynë i përbashkët duhet të jetë vetëm BE. Secili prej nesh duhet ta ketë të qartë në mendje këtë. Sot Ballkani Perëndimor ka nevojë për një dialog produktiv me Serbinë. Shqipëria është e qartë në këtë aspekt. Qeveria Rama po intensifikon marrëveshjet me Kosovën dhe po punojmë çdo ditë që Kosova të ecë përpara në axhendën europiane. Populizmaqt dhe historive të tjera u ka ikur koha. Ballkani Perëndimor duhet të punojë çdo të për antërsimin në BE. SHBA po punon me vendet anëtare, me Bullgarinë dhe Maqedoninë për të hequr pengesën që po mbaj jashtë BE-së edhe Shqipërinë. SHBA edhe pse nuk janë pjesë e BE po përdorin makinerinë e tyre diplomatike në dobi të mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare”- tha ai.
/a.r