Arrestohen dy shtetas për për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshem ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”
Nga e Seksioni për Korrupsionin, në Drejtorinë e Policisë Vendore Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, “Njësia Task Forcë” në funksion të proçedimit penal të vitit 2016, sot më datë 06.01.2016, janë ekzekutuar urdhërat e ndalimit të shtetasve të poshtëshënuar:
1-Taulant Manaj, 30 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, me detyrë specialist i Agjencisë Rajonale të Mjedisit, pranë Ministrisë së Mjedisit, Tiranë.
2-Florian Progri, 23 vjeç, lindur në Peqin dhe banues në Tiranë
Shtetsit e sipërpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë një shumë prej 350.000 lekë të reja, për dhënien e një leje mjedisore, proçedim i nisur kryesisht pas shfaqes së filmimeve në emsionin “STOP”në datë 04.01.2016, në televizionin Klan.
Policia po punon për identifikimin e personave/bashkëpuntorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshem ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuara nga nenet 259-25 dhe 245/2 të Kodit Penal.