21.4% e shqiptarëve mendojnë se Kuvendi i thirrur nga Lulzim Basha më 18 dhjetor është legjitim ndërsa 18.3% e të anketuarve mbështesin Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha
Shumica e qytetarëve të pyetur (rreth 48%) mendojnë se asnjë nga këta Kuvende nuk është legjitim
Kur pyeten vetëm qytetarët që në zgjedhjet e fundit kanë votuar Partinë Demorkatike, situata ndryshon. Rreth 43% e quajnë të rregullt Kuvendin e thirrur nga ish kryeministri Berisha dhe 25.4% mbështesin atë të thirrur nga Lulzim Basha.
25.1% e votuesve të PD-së mendojnë se asnjë nga këta Kuvende nuk është legjitim.
Barometri i Euronews pyeti qytetarët mbi zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike, pak ditë përpara organizimit të dy mbledhjeve të Kuvendit Kombëtar të PD.
Vrojtimi i Barometrit u realizua për Euroneës Albania nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar, me 1000 intervista ballë për ballë në familje, të zhvilluara në periudhën 20-30 nëntor 2021.
/a.r