Diplomati Agim Nesho deklaroi se vizita e Escobar në Shqipëri ishte në vijimësi të takimeve të tij pas marrjes së detyrës.
I ftuar në emisionin “Debat” me Alba Alishanin në A2 CNN, Nesho theksoi se vizita e tij kishte mesazhe të qarta, që kishin të bënin me luftën e nisur të SHBA kundër korrupsionin.
“Është në vijimësi të vizitave të tij në Ballkanin Perëndimor. Një vizitë me mesazhe të qarta, kryesori që kishte të bënte me luftën kundër korrupsionit. Një mënyrë e SHBA-ve, luftë ndaj korrupsionit ndaj individëve”, tha Nesho.
Më tej Nesho theksoi se në asnjë moment Escobar nuk lëshoi mesazhe për Berishën, por përkundrazi tregoi mesazhin klasik të SHBA-ve, atë të mosndërhyrjes në punët e brendshme.
Nuk mendoj që kishte mesazh kundër Berishës nga ana e Escobar, por një mesazh pëlqimi ndaj z. Basha. Ishte vlerësim për bashkëpunimin me SHBA dhe ambasadën këtu. Escobar dha një deklaratë për shtyp dhe mesazhet e tjera ishin për partneritetin me PD-në, por pa e nënvizuar se me cilën PD.
Mund ta thonin që përkrahnin PD-në dhe z. Basha. Ftesa të tilla në mënyrë të tillë janë mëse të zakonshme. Ishte një shprehje pëlqyeshmërie të bashkëpunimit të Bashës me amerikanët. Mesazhi diplomatik i Escobar ishte klasik, i mosndërhyrjes në punët e brendshme”, tha Nesho.
/b.h