Kreu i qeverisë Edi Rama ka zbardhur detaje nga takimi 60-minutësh me të Dërguarin e Posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të zhvilluar në Kryeministri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama bën me dije se u fol për partneritetin e shkëlqyer mes dy vendeve, si dhe Ballkanin e Hapur, që sipas kreut të qeverisë mbështetet fuqishëm nga presidenti Biden.
Kënaqësi të mikprisja Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim shumë miqësor, ku folëm për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nisëm transformuese për ardhmërinë e rajonit, të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht./m.j