Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Bulqizë, ku si pasojë ka humbur jetën një minator.
Ngjarja ka ndodhur tek grumbullimi i mbetjeve të fabrikës së pasurimit të kromit.
Paraprakisht dyshohet se viktima me iniciale M.K. 65 vjeç ka pësuar atak, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë;
Me datë 09.12.2021, rreth orës 13.30, në vendin e quajtur fabrika e pasurimit të kromit Bulqizë, ka gjetur vdekjen shtetasi M. K , 65 vjeç, banues në Bulqizë.
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të kësaj ngjarjeje./m.j