Një person ka humbur jetën ditën e sotme në Bulqizë.
Bëhet me dije se viktima 65-vjeçar ka ndërruar jetë në rrethana ende të paditura teksa punonte me kohë të pjesshme tek fabrika e pasurimit të kromit.
Ngjarja ka ndodhur tek dampa ku shkarkohet rëra që del nga përpunimi i pasurimit të kromit nga fabrika.
Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të nisur hetimet rreth vdekjes së 65-vjeçarit.
/a.r