Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas takimit të tij me zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar ka konfirmuar se do të zhvillojë një vizitë në Uashington.
Ndër të tjera ai është shprehur se temë diskutimi ka qenë çështja e pandëshkueshmërisë dhe politika e shpalljes së non gradave, por që për vendimet e DASH është vetë Escobar që do të japë detaje.
“Çështja e pandëshkueshmërisë dhe politika e non grada ishte çështje e ndëshkueshmërisë ndërsa qëndrimet e Departamentit të Shtetit do të thuhen nga Escobar. Është një ftesë e përsëritur dhe po planifikoj një vizitë për në Uashington, për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe dërgimin para të reformave”, ka thënë Basha.
g.kosovari