Gati 1 orë ka qëndruar deputeti demokrat Ervin Salianji në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Nuk dihen arsyet se pse deputeti është paraqitur në SPAK këtë të enjte.
Në një prononcim të shkurtër për mediat Salianji nuk ka pranuar që të sqarojë se pse është thirrur nga Prokuroria e Posaçme. Ai tha se bëhet fjalë për një çështje që nuk është e rëndësishme aq sa për t’u ndarë me publikun.
“Nuk ka gjë për të thënë. E vetmja gjë që mund t’ju them është që siç e dini, se jemi parë shpesh bashkë, pothuajse në 30 vite të gjithë politikanët e tranzicionit nuk kanë qenë në këtë institucion aq shpesh sa kam qenë unë pavarësisht se vij nga bota universitare. Kështu që nuk ka asgjë për t’u ndarë me publikun, asgjë aq e rëndësishme për t’u ndarë me publikun”, tha Salianji.
a/r