Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot zhvillimin e një konkursi në faqen e tij në Facebook, përgjatë tre javëve të fundit të vitit 2021, ku do të jepen tre çmime.
Çmimet do të jepen për fotografinë e vitit, videokërkesë, dhe urimi më i veçantë. Rama bën me dije se aplikimet duhet të bëhen te portali shqiperiaqeduam.al, në rubrikën konkursi 2022.
Më pas çmimet do të shpërndahen me një aktivitet të posaçëm me 100 persona të ftuar nga pjesëmarrësit në Konkursin e vitit të ri 2022.
“Dëshiroj që për vitin e ri të bëjmë një konkurs në këtë faqe me tre çmime.
Çmimi Fotografia e Vitit ku do të zgjedhim me votim në këtë faqe tre fotografitë më të pëlqyera mes të gjitha fotografive që ju do të dërgoni në adresën shqipëriaqëduam.al rubrika konkursi2022.
Çmimi Videokërkesa ime ku një ekip i posaçëm do të zgjedhë tre kërkesat fituese mes atyre që ju do dërgoni me video për të kërkuar mbështetje për një nismë në dobi të shkollës apo komunitetit tuaj në adresën shqipëriaqëduam.al rubrika konkursi2022.
Çmimi Urimi im ku epiki i kësaj faqeje do të zgjedhë tre urime më të veçanta, që ju do të dërgoni me tekst, foto apo vide për Vitin e ri 2022 në adresën shqipëriaqëduam.al rubrika konkursi2022.
Çmimet do të shpërndahen me një aktivitet të posaçëm me 100 miq të ftuar nga pjesëmarrësit në Konkursin e vitit të ri 2022”, shkruan Rama.
g.kosovari