31-vjetori i lëvizjes së Dhjetorit të studentëve që u ngritën kundër regjimit komunist, e afroi ish-deputetin e PD, Myslim Murrizi me Sali Berishën.
Murrizi iu bashkua aktivitetit të mbajtur në Qytet Studenti, ndërsa zhvilloi homazhe te shtatorja e Azem Hajdarit, bashkë me ish-kryeministrin dhe figura të tjera të PD.
Por a ishte ky një afrim me Sali Berishën?
Ish-deputeti nuk pati një përgjigje të qartë, por theksoi se po të ishte delegat do t’i bashkohej Kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri.
“Isha sot aty në respect të 31 viteve më parë. Isha aty në respekt të vetes. 8 dhjetori nuk i përket as Lulzim Bashës dhe as Sali Berishës.
Nëse nuk do kishim mbështetjen e mijëra qytetarëve studentët e lëvizjes së dhjetorit mund të përfundonin tek Mali me Gropa.
Do shkoj sa të jem gjallë në aktivitetin e 8 dhjetorit. Afrim me Berishën? Nëse do të isha delegate i Kuvendit të PD, por nuk jam sepse jam i përjashtuar, do shkoja në Kuvendin e 11 dhjetori. Ta marrin si të duan”, tha Murrizi.
Nga ana tjetër, pjesa zyrtare e PD, mbajti një aktivitet paralel për 8 dhjetorin në ambientet e Ar Turbinës/m.j
Me ne funde e tregove veten,asgje me shume se nji lale,pore vare vethe ne veshe ke mashtuar veten,dhe se fundi edhe ti me shume ftyra ,dhe pa asnji.Ta zieni e ti pini lengun komunistit vrases sh murrizi,mendonja se me te vertete ishe anti komunist,por jo,dhe jo te fala shokve e shoqeve te p.p.sh.