Kuvendi i 11 dhjetorit për avokatin Spartak Ngjela synohet destabilizimi i Shqipërisë, në interes të Beogradit dhe Moskës dhe protagonist i kësaj nisme është Sali Berisha. Megjithatë, ajo se çfarë do të prodhohet të shtunën në ‘Air Albania’ për avokatin nuk do të jetë asgjë, as ndarjen e Partisë Demokratike, pasi në thelb e ka cilësuat si një lëvizje jashtë ligjore. Në studio me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj, Ngjelaj tha se ‘Foltorja’ nuk tregon një mbështetje të madhe përkundrejt Berishës.
“Ajo është lëvizje jashtë ligjore, është person juridik PD dhe si person juridik është e njohur në gjykatë, këta kanë vendim gjykate që janë person juridik, jo. Si dalin personat juridik anash, është shkelje ligji, a do veprojë ligji kundër tyre nuk e di, por lidhje me ligjin nuk kanë, nuk e pranon asnjë strukturë juridike, revolucion nuk pranon NATO e SHBA. Destabilizimin e Shqiupërisë, por kjo është shkak, duan destabilizim, thërret njerëzit që të bëjnë revoltë popullore. E kërkon destabilizimin Beogradi dhe Moska. Entuziazëm dhoma, keni parë miting me 80 mijë njerëz, unë nuk kam parë, çdo njeri mund të mbledhë njerëz”, tha Ngjela.
2 ditë para se Sali Berisha të mbledhë në stadium mbështetësit për Kuvendin e PD-së, të thirrur prej tij, do të mbërrijë në Tiranë i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe fakti që ai nuk ka përfshirë në axhendën e tij, Sali Berishën dhe Ilir Metën, për avokatin, tregon shumë. Sipas tij, është tregues se Meta dhe Berisha janë të rrezikuar nga politika Amerikane dhe tregon që SHBA i ka distancuar të dy.
“E kuptojnë dhe pulat e lagjes sime, janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane, janë më të akuzuarit për korrupsion, madje Meta është pushuar dhe si president nga parlamenti, pritet që të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, nuk kanë lidhje me Shqipërinë, Shqipëria nuk mund të dalë kundër perëndimit, pse se do Saliu. Flitet për interesin e Shqipërisë, jo të Saliut, s’i pranon Amerika, ky është akt, ai është ‘Non Grata’, si do e takojë ai. Fakti që nuk po shkon te Meta i kanë diferencuar të dy”, tha Ngjela.
Nisur nga të gjitha këto zhvillime, thelbi i të cilit është shpallja ‘Non Grata’ e ish-kryeministit, nëse provat për korrupsion që disponon SHBA i ka çuar në SPAK, për Ngjelën, atëherë Berisha rrezikon të arrestohet.
“Basha me Saliun luftojnë për pushtet, Bashën e përkrah Amerikën, por Berishën, e dëgjova që tha që është tradhtar, tradhtar i kujt, i Rusisë? Se atë e ka pranuar Amerika, këtu ka politikë nuk ka tradhti, janë akoma me frazat e Enver Hoxhës, ça tradhtie ka këtu, ka humbur logjikën normale të të folurit. Berisha rrezikohet deri në arrest, amerikanët i kanë ngritur akuza, ka korrupsion, këtu është pikëpyetja, provat që ka do ia japin SPAK, nëse ia kanë dhënë rrezikon arrestin”, tha Ngjela./m.j