Gazetarja Sonila Meco, për dy punatata radhazi zëvendësoi Balinën në rolin e opinionistes së “Big Brother” pasi kjo e fundit mungoi për shkak të Covid.
Zëvendësimi ndodhi kur ishte zhurma e madhe mediatike për lidhjen e Beatrix dhe Donaldit.
Kujtojë se pas spektaklit Balina në një reagim u shpreh se nuk i pëlqeu aspak mënyra si e trajtuan historinë e tyre pasu u duke sikur bënë një gjyq moralist.
Si duket ka ardhur edhe një kundërpërgjigje nga ana e Sonilës.
E ftuar në “Wake up”, gazetarja tha se është qëllimi i saj si gazetare ka qenë gjithmonë që të nxisë debat, të hapë një diskutim, të zgjojë një këndvështrim dhe se kjo nuk është gjë e re.
“U konsiderua se ne bëmë gjyq publik. E para, nuk ka ne në atë program, mua as Arbana as produksioni nuk më instruktoi se ç’qëndrim duhet të mbaj. Edhe me Arbrin, jam takuar për herë të parë të martën, për herë të dytë të premten”, tha ajo.
Më tej ka vijuar fjalën e saj duke thënë nuk gjykon dhe as pargjykon por vetëm jep mendimin e saj.
“Unë jam mendimin tim, nuk gjykoj dhe paragjykoj, se do dilja jashtë kontureve dhe imazhit tim. Unë nuk i gjykoj për sinqeritet, por për hierarkinë e vlerave që përfaqësojnë”, tha gazetarja.
/b.h