Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për pezullimin nga puna të tre punonjësve të Ujësjellësit të Krujës, të cilët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën. Shkak për këtë është bërë helmimi i qindra banorëve nga uji i pijshëm.
Sipas Apelit punonjësit Ledio Çela, Andi Kupa dhe Ervin Karafili akuzohen për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’, pasi sipas organit të akuzës, me veprimet e tyre kanë lejuar ndotjen e ujit të pijshëm dhe dëmtimin e shëndetit të qytetarëve të Krujës.
Ndërkohë kujtojmë se si pasojë e ndotjes së ujit, në Krujë u helmuan 370 qytetarë që shkuan menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Mes tyre kishte edhe adoleshentë e 70 fëmijë.
/b.h